Surprise Me!

Edhe 30-vjeçare ne spital me Covid |Lajme-News

2020-06-15 7 Dailymotion

Në spital po shtrohen edhe mosha të reja, të prekur me Covid-19. Mjekja e Spitalit Infektiv, Migena Qato thotë se në pavion po marrin ndihmë edhe të rinj të moshës 30 vjeç.
"Sigurisht që edhe moshat e reja nuk po mungojnë tek të hospitalizuarit, ndaj mosha nuk po paraqet më një faktor riskues nga njëra anë, por edhe lehtësues nëqoftëse mendojmë për pjesën tjetër".
Shumica e të shtruarve janë të moshës 50-60 vjeç. Të shtuar për shkak të komplikacioneve nga Covid janë 50 persona, një rritje e ndjeshme në krahasim me dy javë më parë, ku numëroheshin vetëm 28 paciente.
"Numri aktual i pacientëve që paraqiten të infektuar dhe për rrjedhojë dhe të paraqitur në urgjencën tonë, pra të hospitalizuar është evident në rritje. Në urgjencën tonë po paraqiten diku tek 10 raste".
Mjekët specialistë thonë se virusi nuk është dobësuar. Pacientët të cilët shtrohen në spital paraqiten me të njëjtat shenja klinike si në fillim të pandemisë.
"Shenjat kryesore me të cilat ata paraqiten janë temperatura e lartë, vështirësia në frymëmarrje, që është pjesa që na preokupon më tepër nga simptomat e pacientëve. Pastaj edhe shenjat e përgjithshme si dhimbjet muskulare, artikulare, dobësia trupore, anoreksia. Shenjat klinike nuk kanë diferencë nga shenjat e para që përmendët ju, të 8 Marsit. Pacientët vazhdojnë të jenë me ankesa dhe me manifestime klinike problematike, mesatare në të rëndë".
Ekspertët e shëndetësisë e shohin me risk të lartë shtimin e numrit të pacientëve në spital. Ata thonë se mosrespektimi i karantinës nga personat pozitivë dhe shkelja e masave anticovid po sjellin shtim të rasteve nga dita në ditë.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon